Koreografi i njohur kërkon që të takohet me Fjolla Ujkanin: Do t’i shpjegoj se çfarë është vallëzimi

  • A.P /
  • 31 January 2022 - 17:46
Koreografi i njohur kërkon që të takohet me Fjolla Ujkanin: Do t’i shpjegoj se çfarë është vallëzimi

Profesori i Biologjisë në Vushtrri, Lulëzim Paci është bullizuar pas publikimit të një video në TikTok, ku ai shihet duke vallëzuar.

Ai me lot në sy ka rrëfyer sot se është duke i përjetuar rëndë ofendimet që po merrë pasi videot e tij u bënë virale.

Në mbështetje profesorit i ka dalur profesori i koreografisë, Dilaver Kryeziu.

Ai ka pasur kritika për deputeten e Vetëvendosjes, Fjolla Ujkani.

Kryeziu e ka ftuar Ujkanin që më 29 prill, në ditën e vallëzimit, të vie në emisionin Frontal në T7, e t’i mësoj se çfarë është vallëzimi.

“Nuk e di kjo deputetja që ne e kemi edhe ditën e vallëzimit me 29 prill dhe të vie deputetja këtu në studion e juaj këtu me 29 prill edhe t’i shpjegoj se çfarë është vallëzimi. I them deputetes quhem Dilevar Kryeziu, jam njeriu më i thirrur i lamisë së vallëzimit në trojet shqiptare, profesor i vallëzimit, koreograf që 35 vite, krijues i 17 koreografive”, ka deklaruar ai.

Tutje Kryeziu ka thënë se nuk është turp që një person të vallëzoj dhe se profesori nuk ka bërë asnjë krim dhe vetëm se e ka avansuar kulturën e Kosovës.

“Po të merresh me një profesor që i bënë qejf vetes në shtëpinë e vet në odën e vet, në qilimat e vetë, në ato shtratat e veta, dhe të thuash se ka bërë krim, unë nuk e di se çfarë është krimi, a e di ajo se çfarë është krimi? Nuk po e  njoh deputeten, nuk po e di e cilës parti, është deputete e parlamentit që e kemi votu ne vet”, ka shtuar ai.

(Kosova Sot Online)