The Economist nxjerr shifrat, kaq trupa ruse mund ta sulmojnë Ukrainën

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 11:41
The Economist nxjerr shifrat, kaq trupa ruse mund ta sulmojnë Ukrainën

Kriza në kufirin Rusi-Ukrainë vazhdon të jetë e tensionuar. Më 27 janar, Joe Biden, presidenti i Amerikës, i tha Volodymyr Zelensky, homologut të tij ukrainas, se ekzistonte mundësia që Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt. Më 31 janar Rusia iu bashkua Amerikës në një seancë speciale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ndërkohë mediat sociale ruse janë të mbushura me video të trupave ushtarakë, raporton The Economic.

Por sa trupa ushtarakë ka Rusia dhe sa e fortë është mbrojtja ruse?

Për të kuptuar shkallën e vërtetë të rrezikshmërisë, është e nevojshme të kuptojmë fillimisht organizimin e forcave ruse: grupit taktik të batalionit, ose btg, një formacion luftarak prej 600 deri në 1000 trupa, të cilët janë të pajisur me shumicën e  armaturës, artilerisë dhe mbrojtjes ajrore që u nevojitet për të luftuar.

Gjatë luftimeve më të ashpra të luftës Rusi-Ukrainë, në vitin 2015, Rusia dërgoi jo më shumë se një duzinë btgs. Sot ajo ka 74 deri në 76 btg që janë  dislokuar në zonat kufitare, sipas Konrad Muzyka nga Rochan Consulting, i cili gjurmon lëvizjet ushtarake ruse. Rreth një e pesta e tyre janë në Bjellorusi; më 30 janar, një zyrtar amerikan tha se “deri në 30,000” trupa po dërgoheshin atje, përcjell abcnews.al

Btg përfshin forcat ajrore dhe detare, si dhe njësitë vdv, ose parashutistët, të cilët tani janë të disponueshëm pas përfundimit të misionit të tyre në Kazakistan në fillim të këtij muaji.

Duke i mbledhur të gjitha së bashku, Rusia mund të ketë më shumë se 130,000 trupa.


(Kosova Sot Online)