
Tre pjesëtarë të një familje humbin jetën, detaje nga aksidenti tragjik

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme vendin. Një autpmjet tip “ML” me gjashtë pasagjerët përfundoi në lumin Shkumbin paraditen e sotme, ku tre prej të cilëve ndërruan jetë
Dyshohet se ishin pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kukësi.
Mësohet se ata po udhëtonin në drejtim të kryeqytetit.
Trupat e tre prej viktimave janë nxjerrë ndërkohë që po punohet edhe për gjetjen e trupit të katërt që është rrëmbyer nga rryma në momentin kur ekskavatori ndërhyri për të spostuar automjetin. Dyshimet janë se ai mund të ketë ndërruar jetë.
Nga sa mësohet dy nga pasagjerët, konkretisht një grua me fëmijën e saj janë nxjerrë të gjallë. Ata janë dërguar në spital ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Në vendin e ngjarjes ndodhen familjarë të shumtë të personave të aksidentuar. Ndërkohë që hetimet për ngjarjen po ndiqen nga afër edhe nga drejtuesit e prokurorisë dhe policisë së Elbasanit.
(Kosova Sot Online)