UP-ja vlerësohet si institucioni më i mirë i arsimit të lartë në Kosovë

  • E.K /
  • 01 February 2022 - 12:15
UP-ja vlerësohet si institucioni më i mirë i arsimit të lartë në Kosovë

UP-ja dhe AAB-ja janë vlerësuar si dy institucionet më të mira të arsimit të lartë në Kosovë.

Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, para dy ditësh azhurnoi listën e rangimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (mbi 29.000) në ueb faqen e tyre, ku UP dhe AAB dolën të parat në këtë lostë.

Webometrics ka filluar të konsiderohet si një nga ranglistat më të rëndësishme botërore sepse ndjek trendet e transformimit të arsimit të lartë me mbështetjen e teknologjisë së komunikimit e informimit. Rangimi sipas Webometrics merr për bazë njohjen e nivelit të mirë të punës shkencore të botuar, si dhe përmbajtjen dhe shpërndarjen e informacionit nga burimet elektronike nga institucionet përkatëse.

Për rangimin dhe progresin e institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë ka komentuar edhe kreu i Agjencisë Shtetërore të Akreditimit, Blerim Rexha, i cili thotë se UP Rangimi i Universitetit të Prishtinës ka mundur të jetë edhe më i mirë, sikur Universiteti i Prishtinës t’i kushtonte më shumë kujdes edhe imazhit të vet digjital, në hapësirën virtuale, dhe kështu do ta përmirësonte parametrin Visibility (pesha 50%) që matet përmes algoritmeve të indeksimit Ahrefs dhe Majestic.

“Dje Cybermetrics Lab, pjesë e Spanish National Research Council me seli në Madrid, azhurnoi listën e rangimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë (mbi 31.000) në ueb faqen e tyre www.webometrics.info. Universiteti i Prishtinës mbetet lider i pa kontestuar i arsimit të lartë në hapësirën mbarë shqiptare.
Nëse analizohen me kujdes numrat e përmbledhur në pesë vitet e fundit, shihet qartë se Universiteti i Gjakoves gradualisht ka bërë progres çdo vit, ndërsa Kolegji AAB mbetet institucioni jo publik i ranguar më se larti. Urime për të dy institucionet e arsimit të lartë!Universiteti i Prishtinës ka shënuar progres të pakontestueshëm viteve të fundit në hulumtime shkencore, e vlerësuar me dy kritere nga Webometrics: (i) Excellence – me 40% të peshës totale, duke numëruar numrin e punimeve shkencore gjatë viteve 2016-2020 nga Scimago dhe (ii) Openness – me 10% duke numëruar numrin e citimeve sipas Google Scholar. Rangimi i Universitetit të Prishtinës ka mundur të jetë edhe më i mirë, sikur Universiteti i Prishtinës t’i kushtonte më shumë kujdes edhe imazhit të vet digjital, në hapësirën virtuale, dhe kështu do ta përmirësonte parametrin Visibility (pesha 50%) që matet përmes algoritmeve të indeksimit Ahrefs dhe Majestic, (shih shpjegimet e algoritmit të rangimit në http://www.webometrics.info/en/current_edition). Universiteti i Prishtinës përfundimisht duhet ta largoj modestinë dhe të promovoj me tepër projektet, kombëtare dhe ndërkombëtare, të mësimdhënësve dhe studentëve, edhe në hapësirën virtuale. Por, gara e vërtet fillon kur krahasohemi me fqinjët tanë, dhe aty kemi ende punë për të bërë!
Punë të mbarë për të gjithë! ”, ka shtuar ai.

Webometrics është ranglistë e grupit hulumtues Cybermetrics Lab, që është pjesë e institucionit më të madh kërkimor publik në Spanjë, Këshillit të lartë për kërkime shkencore (CSIC).

Në top universitetet botërore, listës i prijnë universitetet amerikane, të udhëhequr nga Universiteti i Harvardit, ndërsa më së larti në Evropë është ranguar Universiteti i Oksfordit.

(Kosova Sot Online)