Haradinaj takohet me Lajçak dhe Escobar, ka disa kërkesa për finalen me Serbinë

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 13:23
Haradinaj takohet me Lajçak dhe Escobar, ka disa kërkesa për finalen me Serbinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ka kërkuar që marrëveshja me Serbinë të ketë për epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe të respektohet rendi kushtetues i Republikës së Kosovës.

“Kam ripërsëritur përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, gjë që mund të arrihet vetëm me rolin aktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)