Këtyre moshave u takojnë 6 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

  • A.P /
  • 01 February 2022 - 16:35
Këtyre moshave u takojnë 6 viktimat e sotme të COVID-19 në Kosovë

6 viktima janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë për shkak të COVID-19.

Viktima janë dy burra të moshës 60-69 vjeçare nga komuna e Prishtinës dhe Gjakovës.

Një grua dhe dy burra të moshës 70-79 vjeçare, dy nga komuna e Prishtinës dhe një nga e Mitrovicës janë po ashtu viktima të këtij virusi në 24 orët e fundit.

Ndërsa, një viktimë është mbi 80 vjeç nga Vushtrria.


(Kosova Sot Online)