
121 fëmijë nën moshën 9 vjeçare rezultuan pozitiv me COVID në 24 orët e fundit në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë u regjistruan edhe 2 mijë e 33 raste të reja me COVID-19 dhe 6 viktima.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se gjatë kësaj kohe kanë rezultuar pozitiv me virus edhe 121 fëmijë nga mosha zero deri 9 vjeçare.
234 të infektuar janë të moshës 10-19 vjeçare, ndërsa 274 të moshës 20-29 vjeçare.
26 të infektuar me virus gjatë kësaj kohe janë mbi 80 vjeç.
(Kosova Sot Online)