E harroi hapur dritaren e dhomës në konvikt, studentja tregon pasojat

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 10:06
E harroi hapur dritaren e dhomës në konvikt, studentja tregon pasojat

Një studente nga Massachusetts i ka kushtuar shtrenjtë kur harroi të mbyllë dritaren e dhomës në konvikt, ku brenda saj kishte vetëm borë sikurse të ishte një zonë skijimi.

Videoja e publikuar në TikTok që ka marrë mbi 2.5 milionë shikime, shfaq pasojat e moskujdesit të vajzës së re amerikane.

“Pasojat e lënies së dritares së hapur, në kohën kur Bostoni është goditur nga stuhia e borës”, ka shkruar vajza në TikTok.

Madje ajo ka publikuar “screenshotat” e bisedës me “cimeret”, që pyesnin se si ka mundur të ndodhë kjo dhe pse ishte ftohtë në dhomë.

(Kosova Sot Online)