“Njerëzit e sekreteve: Xhavit Haliti, Hashim Thaçi , Bujar Bukoshi…”

“Njerëzit e sekreteve: Xhavit Haliti, Hashim Thaçi , Bujar Bukoshi…”

Hajrullah Tërnava

  • 02 February 2022 - 07:43

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Tani kur ka ardhur koha që duhet të emërohet Kryeprokurori i ri, Qeveria në pushtet duhet ti ketë disa fakte dhe argumente parasysh për gjendjen kriminale në të cilën gjendet Kosova, e shafitur thellë nën atë nivelin e “lejuar” të krimit, nga ata rrahagjoksët çlirimtar. Mbas luftës ishte eufori e kthimit të popullit në vendlindje, nga ato dëbimet që ia beri armiku ynë popullit tonë, edhe pse ishte e qartë se me ndihmën e ndërkombëtarëve në krye me Amerikën dhe BE me NATO-n u çliruam, çlirimin e Kosovës e përvetësuan „komandantët“ që ishin të mobilizuar e që thirreshin se „ne ju kemi çlirua“. Ata ishin pjesëmarrës në ato luftëra gjatë luftës, por sikur mos të na kishin ndihmuar miqtë tonë, as që do tu çliroheshim, kurse ata të „fortit“ e atyre kohërave ishin në rrjedha dhe tërë kohën e paraluftës i kishin planet dhe ishin, dhe e shfrytëzuan kohën për tu pasurua.

Tani qartë po shihet kush ishin ata të fortë, e që edhe më fakt i fortë ishte se të mobilizuarit për luftë ishin të ndarë në dy krah sikur që dihet, ata të Rugoves dhe krahu tjetër të LPK-së e si kryesor mes tyre ishin Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi dhe të tjerë, e që këta të dytë e kishin edhe përkrahjen e pushtetarëve, ish komunistë të Shqipërisë si Kudusi Lama, Klosi, Nano etj. sepse i kishin edhe krah të tyre këta të apostrofuar si të majtë që ishin, dhe po ata përfaqësuesit e LPK-ve iu bënë trysni deri në kërcënime krahut të Rugoves dhe ua shtinë „dy këmbët në një këpucë“. Për këtë arsye Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, për ta shpëtuar veten iu dhanë pare të shumta milionshe të fondit 3% krahut tjetër, dhe si rrjedhojë e këtyre ndodhive u vra Ministri Ahmet Krasniqi dhe po këta e dinin që duhet shumë para me ju dhënë krahut tjetër të LKP-së që ta shpëtojnë kokën.

Jo vetëm që iu dhanë pare krahut tjetër por u bënë të besueshmit si bashkëpunëtor të tyre, dhe merrnin pjesë edhe në planifikimin e pastrimit të LDK-së duke paguar njerëz për likuidimin e aktivistëve të LDK-së, në krye me Ibrahim Rugovën dhe Fehmi Aganin që për këto ndodhi, ka pasur edhe dëshmitar që kanë folur edhe nga burgu për këto pare që iu janë ofrua, dhe qëllimi i asaj kohe ishte që kjo përbërje e asaj kohe mbasi ndodhi një lloj pajtimi i zorit, që ti shpeshtojnë kokat e tyre këta që u përmendën Bukoshi dhe Isa Mustafa, dhe së bashku ta qeverisin Kosovën nëse arrijnë qëllimet dhe obligimet që i kishin marrë nga krahu i LPK. Kjo edhe u pa mbas çlirimit që lufta mes shqiptarëve fare nuk u ndal, edhe pse ikën serbët, vazhdoj një luftë interne me atë trend sa që edhe vetë Presidenti Rugova pati disa tentime të vrasjes. Mbas vdekjes së Rugovës në krye të kësaj partie erdhën njerëz të pamerituar të cilët ishin frikacakë dhe vepronin çfarë ju thoshin kundërshtarët e tyre, sepse këta e kishin friken hak dhe në të shumtën e rasteve të gjitha dëshirat ua plotësonin partisë së pasluftës sa që edhe vetë LDK u nda në gjysmë dhe kuadrot e forta dhe trima nuk guxonin me i emërua në ato poste pa ua dhënë pëlqimin partia e PDK-së e cila thirrej në atë se e kanë çlirua Kosovën, prandaj nga vdekja e Rugovës LDK më kurrë nuk i fitoj votat me këta dështak që e udhëhoqën këtë pari deri e zbritën në 12%. Dhe kur në këtë mënyrë zhvilloheshin situatat e vrasjeve të shqiptarëve, kur dihet numri i lartë i të vrarëve të partisë së LDK-së pas lufte. Ata të „fortit e shtetit“ edhe për pasurimin e tyre nuk e kishin më problem për t’ia arritur atij qëllimi sepse ia futën frikën çdokujt. Ata u interesuan që në poste të rëndësishme shtetërore ti emërojnë njerëzit e dëgjueshëm të tyre, që do ti mbrojnë për të gjitha të këqijat që ia sjellin shtetit, por qëllimi i tyre ishte pasurimi i skajshëm i tyre sikur që ia arritën, dhe tani mbas 20 viteve po dalin në shesh pasurit e shumë atyre „komandantëve të luftës dhe familjarëve të tyre“ se çfarë pasurie kanë krijuar, e që dikur kanë qenë të varfër si shtresa e përgjithshme e Kosovës që ishte.

Ato kuadro po të atyre njerëzve që sot disa gjenden në Hagë, e që vetë e krijuan atë Gjyq Special, dhe që priten edhe të tjerët të shkojnë atje, ata ende janë në ato poste të rëndësishme shtetërore dhe ende po besojnë në atë se ndoshta „ata“ do të kthehen, sikur që e kemi rastin e prokurorit që po i skadon afati dhe në vend të tij do të zgjidhet një tjetër, por megjithatë ende situata është skeptike për zhvillime të mëtutjeshme të situatës. Prandaj Prokuroria Speciale e Kosovës, është duke i injoruar faktet që po i zbardhin mediet dhe gazetarët e pa varur në Shqipëri, për pronat që i kanë blerë atje me parat e fondeve të luftës, Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret, ish drejtuesit e tyre, që sot janë në politike, pozitë e në opozitë. Kjo pyetje pse Prokuroria e Kosovës nuk bashkëpunon me Prokurorinë e Shqipërisë, madje edhe me Guarda Di Financa, për të zbardhur çdo detaj të blerjes së asaj pasurie dhe fshehjen e milionave të tjera apo investimin e tyre në biznese, qoftë në Shqipëri, në Kosovë apo vende të tjera, për shumë kënd situatat janë të qarta, sepse pa u spastrua Kosova nga ata njerëz që e kanë katandisur këtë vend deri këtu, që janë pasure në mënyrë kriminale që edhe tani shumica e tyre janë në pushtet, edhe që kanë filluar t’iu dridhen karrikat e pushtetit, gjendja e tillë ende donë kohë për një spastrim të vërtetë nga krimi.

Gazetari nga Shqipëria, Flamur Vezaj, ka shpalosur një dokument në të cilin shihet se ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi, posedon pronë në bregdetin e Shqipërisë. Gazetari tiranas këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale, duke shkruar se Bukoshi nuk ka dhënë asnjëherë llogari për më shumë se 1 miliard marka të shqiptarëve të mbledhura në emër të financimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të luftës për liri. Gazetari Vezaj ngre dyshimin se përveç asaj që ka zbuluar me letra, Bukoshi mundë të ketë pasuri edhe në emër të personave të tjerë të dytë e a të tretë, për ti humbur gjurmët. “Ja edhe Bujar Bukoshi, kryeministri i qeverisë në ekzil dhe me letra pronar i 3 % e që nuk ka dhënë llogari ndonjëherë për mbi 1 miliard marka te shqiptarëve! Na paska edhe ky një pronë në bregdet në fshatin Qerret të Kavajës (Shqipëri) me emrin e tij! Po me emër tjetër a thua ka prona tjera në Shqipëri e gjetkë!?”, ka shkruar gazetari Flamur Vezaj në Facebook. Mos të harrojmë se ata që dine me e vjedh shtetin në shuma kaq të mëdha, janë në gjendje ta sigurojnë edhe alibin-arsyen për këto fakte të këtyre pasurive që i kanë krijua, dhe po këta që po përmendin kanë edhe familjar si vëllezër e farefisni si në Shqipëri si në Kosovë e që munden me u përshkrua ato pasuri të paligjshme që i kanë krijua.

Ai ditë më parë kishte publikuar edhe disa fakte, ku nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, posedon prona të mëdha në kryeqytetin shqiptar, Tiranë”. Haliti është një nga figurat qendrore që ka menaxhuar me parat e fondit Vendlindja Thërret, kurse në bashkëpunim me Bukoshin edhe me mjetet e Fondit 3 %. Flamur Vezaj duke e përmendur edhe nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Xhavit Halitin për pronat që posedon në Tiranë ka thënë se Haliti është personi i cili po kërkon të mbaj sekrete për paratë e popullit shqiptar të shpenzuara para dhe gjatë luftës. “Njeriu i sekreteve, na doli me prona në Shqipëri, Xhavit Haliti, ky njeri “misterioz” dhe i përfolur për shumë histori para/gjatë/pas luftës në Kosovë. Në daljen e tij te fundit në media, mes tjerash tha se “për parat e popullit shqiptare të shpenzuara para dhe gjatë luftës NUK DUHET ME FOL, janë SEKRET”, ka shkruar Vezaj duke ju referuar debateve të zhvilluara në Kuvend lidhur me ato mjete të fondeve të luftës. Gazetari Vezaj ka thënë se nëse i ka shpenzuar si duhet gjithë ato para Haliti, pse duhet ti mbaj sekret, ai ka thënë se shumë prej atyre shumave kanë përfunduar xhepat e disa drejtuesve të politikës në Kosovë, përfshi edhe Halitin. “E për çfarë duhet të mbesin sekret nëse ato janë shpenzuar si duhet. Unë dyshoj se shuma të mëdha parash kanë përfunduar në xhepat e disa prej drejtuesve të politikës tashmë në Kosovë, të cilët në asnjë rast nuk kanë dhënë shpjegime për pasurinë e tyre.

Meqenëse Haliti tha që “parat e luftës nuk duhet folur” e ai i di me mire arsyet pse, unë them po për pasurit e tij në Shqipëri a duhet te flas”, ka thënë ai, Vezaj ka bërë publike edhe disa dokumente që tregojnë se Haliti ka disa prona në Shqipëri, të blera nga vetë ai në kohë të ndryshme, dokumente që provojnë se Xhavit Mehmet Haliti ka disa prona në Shqipëri të blera në kohë të ndryshme. Sipas këtyre letrave rezulton se ai disponon dy apartamente në Rrugën e “Durrësit” në Tiranë me sipërfaqe 68.2 m2 dhe 51.2 m2”, dhe disa prona të tjera. Në bazë të kësaj çfarë u tha deri më tani është e kuptueshme që të dyja këto raste po tregojnë se Institucionet e drejtësisë në Kosovë, Prokuroria e shtetit dhe ajo Speciale janë aq të kapura nga mafio politika sa që kur bëhet fjalë për peshqit e mëdhenj të pushtetit, tmerrohen para dosjeve të tyre dhe nuk e kanë guximin që ti hetojnë dhe ti kallxojnë penalisht, për ti nxjerrë para ligjit.

Edhe jemi në këtë demokracinë që po e përjetojmë pas luftës e këndej, e dikur mendonim se nëse i largojmë serbët që deshën të na ç’farosin nga pushteti apo Kosova, ne shpejtë kemi me u zhvillua dhe kemi me i përngjaj Zvicrës, tani po shihet se në çfarë iluzionesh kemi qenë, edhe nga zgjedhjet e para e deri në të fundit, me zgjedhje është manipuluar çdo herë, sepse edhe deputetët që prijësve të partive nuk ju kanë pëlqye për qëllimet e tyre, sikur ata që ishin të ligjshëm, e që ka individ që edhe i ka fitua votat, por po ajo parti e tij e ka pasur metodën që shumicën e votave të atij personi jua ka shpërnda të tjerëve që iu kanë dashur të jenë në Parlament si të dëgjueshëm e të përshtatshëm të tyre, dhe me këto mënyra të veprimeve të këtyre udhëheqësve të dyshuar si kriminel, tani jemi këtu ku jemi dhe populli i mbarë po e paguan çekun kaq të rëndë, prandaj tani si të tillë kemi mbetur si shteti i vetëm më i izoluar në botë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".