Lajçak: Nuk përjashtojmë asnjë rezultat për të cilin palët pajtohen, nuk imponojmë asgjë

  • E.K /
  • 02 February 2022 - 10:08
Lajçak: Nuk përjashtojmë asnjë rezultat për të cilin palët pajtohen, nuk imponojmë asgjë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka thënë se Brukseli dhe Washingtoni nuk kanë dallime sa i përket rezultatit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa ka shtuar se formula e Bashkimit Evropian është që nuk përjashton dhe nuk imponojnë asnjë rezultat.

Sipas Lajcak, ajo u takon Kosovës dhe Serbisë që të gjejnë një zgjidhje dhe të dakordohen.

“Mund ta përsëris edhe një herë, nuk ka ndonjë kundërshtim SHBA-BE rreth rezultatit të dialogut.

Ajo çfarë thotë formula evropiane, është që ne nuk e përjashtojmë dhe nuk e imponojmë asnjë rezultat. Ne mendojmë se kjo është përgjegjësi e të dyja palëve, që nënkupton Kosovës dhe Serbisë të cilat duhet të dakordohen se cili është ai rezultat”, ka thënë Lajcak.

Ndërkohë Escobar, ka thënë se SHBA-ja beson që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta njohin njëra-tjetrën.

“Sa i përket pyetjes së njohjes. Është besim i yni, se vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të jenë në Bashkim Evropian. Ne duam të tejkalojmë dialogun, ku të gjitha vendet e njohin njëra tjetrën dhe janë në rrugë për integrim në BE”, ka thënë Escobar.

(Kosova Sot Online)