
Vdes Malë Nikqi- themeluesi dhe simboli i ansamblit 'Rugova'

Përmes faqes zyrtare Ansambli i këngëve dhe valleve në RMV ka njoftuar se është shuar krenaria e Alpeve shqiptare, Malë Nikqi- themeluesi dhe simboli i ansamblit “Rugova”, shkruan "Kosova Sot Online".
Është shuar vallëtari dhe simboli i ansamblit “Rugova” Malë Nikqi. Ishte ndër themeluesit e Ansamblit “Rugova” ku kaloi 70 vite të jetës si vallëtar i cili u shëndërrua në simbol të identitetit rugovas. Ka marrë pjesë në mbi 1000 takime kulturore, 30 festivale lokale dhe botërore, në dhjetëra filma, duke kontribuar në marrjen e 15 medaljeve të arta, 16 të argjendëta, 35 të bronzëta dhe shumë diplomave e mirënjohjeve në ansamblin ku ai shkriu një jetë të tërë! Malë Nikqi arriti që të pasurojnë, lartësojnë dhe begatojnë ansamblin “Rugova” dhe ti prezanzatojë këto vlera të jashtëzakonshme brenda e jashtë vendit më mirë se kushdo tjetër!
Humbja e tij është e pakompenzueshme për ansamblin “Rugova” dhe artin identifikues shqiptar në përgjithësi por prezenca e tij, vallet dhe pasurinë që e la do të jetojnë bashkë me brezat e së ardhmes! Drejtori i Ansamblit Nacional të këngëve e valleve popullore shqiptare në RMV z.Shkodran Tolaj shfrytëzon rastin tu shprehë ngushëllime familjarëve, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit artistik shqiptar!
(Kosova Sot Online)