Prishtinasi e shkel policin me veturë

  • E.K /
  • 03 February 2022 - 09:34
Prishtinasi e shkel policin me veturë

Është arrestuar një person i cili derisa ishte duke drejtuar veturën, ka goditur një pjesëtar të Policisë së Kosovës.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në rrugën “Plava” në Prishtinë, ndërkaq pasi e ka goditur me veturë zyrtarin policor, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

I dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq ndaj tij është iniciuar rasti “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Vrasje e rëndë në tentativë-Rr. Plava, Prishtinë 01.02.2022 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturën në lëvizje  e ka goditur  viktimën mashkull pjesëtari PK-së  dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima  ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

(Kosova Sot Online)