“Padi penale për tradhti kombëtare, kundër tandemit Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa”

“Padi penale për tradhti kombëtare, kundër tandemit Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa”

Hajrullah Tërnava

  • 03 February 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Tani është koha që kjo qeveri, parlamenti dhe presidenca, bazuar në Kushtetutën e shtetit të ngrenë edhe padi penale për tradhti kombëtare, kundër ish kryeministrave Thaçi-Mustafa të cilët shkonin me duar në xhepa në dialog me Serbinë dhe si pasojë e shantazhit dhe nënshtrimit pranuan formulën e Asociacionit-shtet në shtet, në kundërshtim me kushtetutën e shtetit.

Me këtë qeverisje të kësaj kohe tani kanë nisur të ju bijën të gjitha maskat atyre që Kosovën e sollën në këtë gjendje të mjerë, me mënyrat e qeverisjeve të tyre kriminale, e që të vetmin qëllim e kishin pasurimin e tyre, dhe me forcën që e fituan pasluftës, me dominimin e tyre autoritar të frikshëm kishin krijue shërbime të rrezikshme edhe kërcënue dhe vrarë njerëz që iu pengonin dhe i konsideronin si të rrezikshëm për ta, i përvetësuan institucionet shtetërore dhe i punësuan njerëzit e tyre të afërm si të besuar të tyre edhe pse me diploma false sa për sy e faqe.

Historia e lavdisë së turpit të tyre tashmë po mbaron dhe kështu me vonesë por shumë sigurt po ju hiqen të gjitha maskat, atyre ish pushtetarëve të shantazhuar dhe të korruptuar, të cilët në mandatet e tyre të kaluara, edhe në bisedimet me Serbinë dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar, u treguan aq të ulët dhe të nënshtruar, duke firmosur edhe marrëveshjet më të dëmshme për shtetin e Kosovës të cilat tani po dalin e po i zbardhin edhe vetë faktorët ndërkombëtar, duke qenë vetë dëshmitar e pozicionuar kundër aferave të tilla ndaj shtetit të Kosovës të cilin e kanë ndihmuar për ta ndërtuar, dhe për të cilin aq shumë kanë investuar.

Shteti i Kosovës në rrugëtimin e tij të pasluftës dhe pa provoja të shtetësisë që i mungonin, nuk i përzgjidhte sa duhet njerëzit e vërtetë patriot që duhej ta përfaqësonin shtetin e tyre, në bisedimet me një armik të përbetuar, shtetin serb. Sidoqoftë tani shumë qartë po dalin faktet që disa figura kyçe në ato poste të larta që i zhvillonin ato bisedime, dikur kanë qenë edhe bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete të atij shteti, prandaj që të mos shantazhohen dhe zbulohen kanë qenë dhe akoma janë të detyruar që të nënshkruajnë marrëveshje të ndryshme në dëm të Kosovës. Prandaj tani e kemi jo të lehtë që ta gjejmë metodën e anashkalimit të atyre nënshkrimeve që tani Kosovës po i kushtojnë shumë.

Tani është koha që kjo qeveri, parlamenti dhe presidenca, bazuar në Kushtetutën e shtetit të ngrenë edhe padi penale për tradhti kombëtare, kundër ish kryeministrave Thaçi-Mustafa të cilët shkonin me duar në xhepa në dialog me Serbinë dhe si pasojë e shantazhit dhe nënshtrimit pranuan formulën e Asociacionit-shtet në shtet, në kundërshtim me kushtetutën e shtetit. Koha është tani që të veprohet ligjshëm ndaj çdokujt, dhe me këto veprime të ligjshme të kohës shteti do të ketë përfitime sepse ata që nesër do ta qeverisin shtetin e Kosovës, dhe do ta përfaqësojnë shtetin e tyre në bisedime të rëndësishme shtetërore, do ti kenë parasysh këto përvojat e njerëzve që nga papastërtitë e tyre vepruan kështu dhe deshën edhe Kosovën ta copëtojnë, pavarësisht se bota demokratike bënë çmos e na ndihmuan të çlirohemi nga ai shtet okupues që ishte, edhe tani gjithsesi se është i arsyeshëm dhe shumë domethënës edhe për padi penale ndaj ish kryeministrave, deklarimi i Presidentes Vjosa Osmani, sipas të cilës të gjitha përgjegjësit për marrëveshjet e dëmshme e kundër shtetit të Kosovës i kanë kryeministrat e Kosovës kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme, të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive.

Presidentja Osmani ka thënë se ajo që është problemi i madh është se kanë qenë përfaqësues të Republikës së Kosovës ata që kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive dhe ata duhet të japin përgjegjësi. “Pra duhet ta themi një realitet që është, sepse është e zeza në të bardhën, është letër e nënshkruar nga ish-kryeministra të Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë. Dhe rrjedhimisht këto tendencat që pastaj të gjuhet përgjegjësia te komuniteti ndërkombëtar dhe të fshihen para komunitetit ndërkombëtar nuk i bëjnë nder Kosovës. Si përfaqësues të Republikës së Kosovës ne jemi të vendosur që të mos lejojmë të implementohen në vendin tonë, që është ndërtuar me shumë sakrificë, modele të cilat do ta bënin shtetin tonë jofunksional”, ka deklaruar e para e shtetit. Ish kryeministri Mustafa e ka injoruar këtë akuzë direkt të Presidentes Osmani ndaj tij dhe ish kryeministrave Thaçi Mustafa duke deklaruar se kjo, Presidentja, është një megafon i tmerrshëm destruktiv. Ish Kryeministri Mustafa, që është nënshkrues i marrëveshjes së dytë të radhës për Asociacionin, o ka propozuar Qeverisë, Presidencës dhe Kuvendit. Në qoftë se Serbia dhe BE tani kërkojnë që Asociacioni të jetë pushtet i tretë (të marrë kompetenca të komunave), përmes ndryshimeve kushtetuese, atëherë Kosova të tërhiqet nga ky obligim përmes shfuqizimit të Ligjit, për arsye se, siç thotë ai në asnjë rast Kosova nuk ka marrë obligim për ta ndryshuar Kushtetutën e për t’i krijuar hapësirë një Asociacioni çfarë tani e parapëlqen Serbia.

Faktet që i njohim dhe jemi të ballafaquar deri më tani me to, sa iu përket nënshkrimeve të marrëveshjeve të dëmshme me Serbinë sikur që bëhet fjalë për Asociacionin e komunave serbe, këto presione tani me vite që po i bëhen Kosovës ti jetësojnë ato marrëveshje, nënshkruesit e atyre vendimeve i bëjnë taktikat e tyre që disi t’iu ikin përgjegjësive që i kanë sipas Kushtetutës së Kosovës, prandaj është kjo taktikë e Isa Mustafes vetëm një përpjekje banale e mashtrimit dhe mbulimit të përgjegjësisë që ka ai për këtë skandal të rrezikimit institucional të shtetit, së bashku me ish kryeministrin Thaçi, dhe ish President, që të dytë së bashku kontribuuan në të gjitha marrëveshjet e dëmshme në dëm të Kosovës dhe na favor të Serbisë, duke mos harruar edhe marrëveshjen për demarkacion të kufirit me Malin e Zi, si dhe me një pjesë që iu dha edhe Maqedonisë, prandaj bëhet pyetja se a vetëm Kosova që u nda nga ajo përbërja e ish Jugosllavisë, i ra shorti që u deshtë të ju jep tokë të gjithë fqinjëve, të ju falë tërë ato toka po atyre shteteve që edhe në të kaluarën ato shtete kishin përfitua meritore të tëra në dëm të shqiptarëve dhe të Kosovës.

Prandaj jo rastësisht Kosova është në këtë gjendje e rrudhur si shtet tepër i vogël me territor, edhe që të gjitha shtetet që u ndan nga ajo përbërje, përpos Kosovës, asnjëra se ka humbur një centimetër të territorit të tyre. Është tash e pa pranueshme dhe absurde të ndodhë kjo me Kosovën edhe pse ne e fituam luftën ku mbrapa na qëndronin fuçitë më të forta luftarake të botës. Këto fakte po na bindin se Kosovën e pasluftës e udhëhoqën njerëzit e shitur dhe me të kaluar të dyshuar e sidomos mbas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".