Molliqaj tregon çfarë u kërkoi policëve: I rroki njëfarë paniku

  • A.P /
  • 03 February 2022 - 21:20
Molliqaj tregon çfarë u kërkoi policëve: I rroki njëfarë paniku

Kreu i PSD’së, Dardan Molliqaj, i cili është liruar sonte ka treguar se çfarë u kërkoi policëve të cilët e arrestuan. Tha se ai u arrestua pa fletë-arrest.

“Ky është arrestim i policisë me maska me njësite të intervenimit të shpejtë”, tha Molliqaj.

“Unë kam qenë i bindur se ai arrestim është i paligjshëm duke e njohur mjaftueshëm procedurën e Kodit Penal për këtë çështje”, tha Molliqaj.

‘Sapo kam zbritur nga vetura, unë kam thënë a keni dokument që po më arrestoni’, shpjegon ai.

‘Me një moment policia është ndal pas disa sekondash, nuk e di sa, ndoshta 30, policia më ka thënë se ‘nuk kemi dokument për arrestim” por hajde se je i arrestuar. Ajo ka qenë kërkesa ime kryesore”, theksoi ai.

“E njëjta ka ndodhur edhe kur më kan dërguar në stacionin policor. U kam thënë para se me filluar çdo lloj hetimi, ju lutem më paraqitni dokumentin mbi të cilin më keni arrestuar. Policët më kanë thënë se nuk kemi dokument dhe ka filluar një panik i policisë brenda”, shtoi ai.


(Kosova Sot Online)