Agim Veliu vazhdon të shpreh pakënaqësitë, i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 13:21
Agim Veliu vazhdon të shpreh pakënaqësitë, i shkruan një letër të gjatë Abdixhikut

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, i është drejtuar me një letër të gjatë kreut të kësaj partie, Lumir Abdixhikut, ku ka shprehur pakënaqësitë lidhur me zgjedhjet për kryetar dege në Podujevë.

Sipas tij, në degën e LDK’së në Podujevë, është emëruar një kryetar i paligjshëm, duke aluduar kështu për Ekrem Hysenin.

“Lumiri mund të marrë përgjegjësi sa të dojë, por nuk mund të amnistohet humbja në Podujevë e kandidatit të emëruar nga ai, të veshur me të gjitha kompetencat për të zgjedhur shtabin, listën e kandidatëve për asamblistë, autonomi të plotë në bërjen e fushatës, financimin marramendës të fushatës…

Ti Lumir dhe Kryesia që drejton do ta mbani përgjegjësinë e plotë para anëtarësisë për pasojat e instalimit të një kryetari të paligjshëm në Degën e LDK-së”, ka shkruar Veliu.

(Kosova Sot Online)