Administrohen mbi 2,500 doza të vaksinës kundër Covid-19

  • E.K /
  • 04 February 2022 - 15:23
Administrohen mbi 2,500 doza të vaksinës kundër Covid-19

Ministria  e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Kështu prej fillimit të procesit të vaksinimit janë dhënë 1.789.127 doza të vaksinës.

Me dozën e dytë janë vaksinuar 807.383 qytetarë.

Ndërkaq, me dozën përforcuese dhe dozën e tretë janë vaksinuar 86.437 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

04 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.416 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.789.127 doza të vaksinës.

Deri më sot 807.383 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 86.437 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 9.253 testime, 1.853 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.639 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 180.407.

Në total numri i rasteve aktive është 31.084.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

(Kosova Sot Online)