Policia ndalon ambulancën me pacientin me Covid, gjen 118 kg kokainë

  • A.P /
  • 04 February 2022 - 22:25
Policia ndalon ambulancën me pacientin me Covid, gjen 118 kg kokainë

Policia kolumbiane ka kapur 118 kg kokainë në një ambulancë që po transportonte një pacient me Covid-19.

Ambulanca u ndalua për një kontroll rutinë në një postbllok në Antiokia, por kur shoferi nuk i tha efektivëve se në cilin spital po transportohej i sëmuri, dyshimet u shtuan dhe nisi kontrolli i ambulancës.

Gjatë kontrollit u gjetën pako me kokainë të fshehura në një barrelë dhe policia arrestoi 5 persona që ndodheshin në ambulancë.

(Kosova Sot Online)