Kjo grua nga Obiliqi është zhdukur nga maji i vitit 2021, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 11:58
Kjo grua nga Obiliqi është zhdukur nga maji i vitit 2021, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Policia njofton se më datë 05.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur. Sipas policisë bëhet fjalë për gruan Zarife Igrishta e lindur në vitin 1982, banuese në fshatin Mazgit të Obiliqit.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: -intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, -kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, -kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), -analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj”, njofton policia.

Sipas policisë, veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, mirëpo Njësia rajonale e hetimeve të përgjithshme, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, kërkon kontributin qytetar.

“Andaj, inkurajojmë të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrave :192 apo 045192092”, thuhet në apelin e policisë.

(Kosova Sot Online)