Ujësjellësi i Prishtinës jep një lajm lehtësues për borxhlinjtë

  • E.K /
  • 07 February 2022 - 13:03
Ujësjellësi i Prishtinës jep një lajm lehtësues për borxhlinjtë

KRU”Prishtina” ka dhënë një lajm lehtësues për konsumatorët të cilët kanë borgje.

Përmes një njoftimi Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a thonë se qëllimin kryesor e kanë ofrimin e shërbimeve të furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit.

E për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

E sipas tyre, në mënyrë që të ju ofrohet ky shërbim cilësor  kërkojnë nga konsumatorët  që, të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Masat lehtësuese për të ju shmangur procedurave përmbarimore përfshijnë  sektorin e AMVISERISË dhe BIZNESEVE.

•             Amvisërisa / Paguaj vetëm 10% të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 36 muaj.

•             Bizneset / Paguaj vetëm 20% të borxhit total, pjesën tjetër riprogramoje për 24 muaj.

(Kosova Sot Online)