Vajzat nga Gjakova deklaruan në Polici se u dhunuan nga babai i tyre që nga vera e vitit të kaluar

  • A.P /
  • 07 February 2022 - 21:11
Vajzat nga Gjakova deklaruan në Polici se u dhunuan nga babai i tyre që nga vera e vitit të kaluar

Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy viktimat janë intervistuar.

“Dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtës”, ka njoftuar Policia.

Media  ka mësuar nga burime të sigurta se dy vajzat e mitura kanë deklaruar se ishin dhunuar nga babai i tyre që nga mesi i verës së vitit të kaluar.

“Gjatë intervistimit në cilësi të viktimave, dy të miturat kanë deklaruar se që nga mesi i verës së vitit të kaluar, vazhdimisht janë dhunuar seksualisht nga babai i tyre”, ka bërë të ditur i njëjti burim.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar në Polici se bashkëshorit i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.

(Kosova Sot Online)