Tallje epike për tavolinën ku Putini e uli Macronin në takim

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 11:03
Tallje epike për tavolinën ku Putini e uli Macronin në takim

Takimi i tyre ishte një ndër lajmet kryesore në mediet e huaja, sigurisht, për shkak të rëndësisë së temës që ishin duke e diskutuar.

Megjithatë, dikush në rrjetet sociale u përkujdes që një hollësi të takimit mes presidentëve Emmanuel Macron të Francës dhe Vladimir Putin të Rusisë ta shndërronte në shaka.

Për këtë, e përdori tavolinën me madhësi të jashtëzakonshme të Kremlinit, ku dy presidentët shihen në largësi prej disa metrash nga njëri-tjetri.

Përmes një montazhi të thjeshtë, në një video të shkurtër, Macroni dhe Putini duket sikur janë në një park të lodrave për fëmijë, pasi tavolina luhatet si në luhatëse.

(Kosova Sot Online)