Top 10-shja e deputetëve që morën më së shumti para si kompensim për udhëtim gjatë vitit 2021

  • E.K /
  • 08 February 2022 - 14:51
Top 10-shja e deputetëve që morën më së shumti para si kompensim për udhëtim gjatë vitit 2021

100 mijë e 530 euro janë ndarë në kuadër të kompensimit të shpenzimeve për udhëtim të deputetëve gjatë vitit të kaluar. Sipas të dhënave të publikuara nga Kuvendi i Kosovës, gjatë vitit 2021 deputeti nga AAK-ja, Pal Lekaj ka shpenzuar më së shumti para si kompensim për udhëtim, gjithsej 2 mijë e 790 euro.

Lekaj, për paratë e përfituara si kompensim për udhëtim pasohet nga deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje. Asaj i janë ndarë 2 mijë e 730 euro për kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.

Në vendin e tretë në këtë kategori të shpenzimeve të parave të shtetit radhitet deputetja e LVV-së, Yllza Hoti. Asaj gjatë vitit që shkoi i janë ndarë 2 mijë e 430 euro si kompensim për udhëtim.

Më poshtë, top lista e deputetëve të cilët kanë marrë më së shumti para nga buxheti i shtetit si kompensim për shpenzimet e udhëtimit gjatë vitit 2021.

Pal Lekaj (AAK) – 2 mijë e 790 euro

Duda Balje (SDU) – 2 mijë e 730 euro

Yllza Hoti (LVV) – 2 mijë e 430 euro

Albana Bytyçi (AAK) – 2 mijë e 370 euro

Fidan Jilta (KDTP) – 2 mijë e 220 euro

Erxhan Galushi (LPRK) – 2 mijë e 100 euro

Arta Bajralija (LVV) – 2 mijë e 40 euro

Time Kadrijaj (AAK) – 1 mijë e 950 euro

Arbër Rexhaj (LVV) – 1 mijë e 920 euro

Fatmire Kollçaku (LVV) – 1 mijë e 890 euro

Në njoftimin për publikimin e të dhënave nga Kuvendi i Kosovës theksohet se kompensimi i shpenzimeve të udhëtimit nuk nënkupton shpenzimet për derivate, por për të gjitha mënyrat e udhëtimit.

(Kosova Sot Online)