Të pasuruarit me krim organizojnë rezistencë kundër miratimit të ligjit për konfiskim

Të pasuruarit me krim organizojnë rezistencë kundër miratimit të ligjit për konfiskim

Gani Qarri

  • 08 February 2022 - 07:43

Shkruan:ANALISTI-Gani Qarri

Ligji për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, po bëhet gjithnjë e më i frikshëm për njerëzit e inkriminuar të pushtetit, derisa po afron koha e miratimit të të njëjtit në parlament, dhe fillimit të zbatimit të tij në praktikë, prandaj edhe në seanca e komisioneve parlamentare , diskutimi për këtë ligj po përcillet me kundërshtime dhe debate të ashpra mes pozitës dhe opozitës!

-Nga frika e penalizmit të pasurive të tyre të paligjshme, opozitarët theksojnë se kinse ligji në fjalë, ka dualizëm me Ligjin për kompetenca të zgjeruara të konfiskimit të pasurisë dhe mundë të keqpërdoret, ndaj dhe është nxeh atmosfera në debate, derisa Ligji është paraqitur para komisionit të ligjeve, ku Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë që Ligji për Konfiskimin e Pasurisë së Paluajtshme që parasheh edhe formimin e Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, të fituar në mënyrë të kundërligjshme, është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Prandaj qëllimi i ligjit është vetëm konfiskimi i pasurive të grumbulluara kundërligjshëm përmes korrupsionit e krimit të organizuar, edhe pse, ky arsyetim nuk është mirë pranuar nga deputet të opozitës, parti politike që për 20 vite ishin në pushtet dhe zhvatën e plaçkitën çdo gjë që mundën dhe arritën për më tepër se dy dekada me radhë. Tani më po dëshmohet hapur se personat që kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duhet të frikësohen seriozisht nga Ligji për administrimin e pasurisë së sekuestruar dhe të konfiskuar, që është grumbulluar në kundërshtim me ligjin, pasi që përveç kthimit të kësaj pasurie, ata do të përballen edhe penalisht me ligjet e shtetit. Për këtë arsye Qeveria aktuale, ashtu siç është zotuar, edhe e ka dërguar në parlament, ligjin e premtuar për Konfiskimin e pasurisë së kundërligjshme, që është një nga mjetet më efikase për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ndërsa konfiskimi i pasurisë së pa justifikueshme është njëra ndër normat me prioritet të lartë, që kjo Qeveri është duke punuar për ta futur në funksion sa më parë, prandaj, askush tjetër nuk ka arsye të frikësohet, përveç atyre që vërtetë kanë vjedhë me të madhe. Kështu që njerëzit e ndershëm, as që kanë nevojë me u frikësua, ndërsa shpifja se këtë ligj do ta rrëzojë Kushtetuesja ose që mund të ketë probleme ligjore, janë tërësisht të pa arsyeshme.

Frika se dikush do të ketë probleme ligjore,mund të jetë plotësisht e arsyeshme sepse vet ky akt, është qëllimi i ligjit, ndaj frika e atyre njerëzve që i frikësohen këtij projektligji vjen vetëm nga ata që e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare e që do të hetohen dhe detyron për ti kthye parat atje ku i kanë marrë në mënyrë të kundërligjshme. Prandaj pasi ti ketë kaluar të gjitha komisionet e Kuvendit dhe ato të dëgjimit publik, Ligji i dërgohet për miratim në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës dhe në këtë mënyrë, krijohet një mekanizëm i fuqishëm i konfiskimit të pasurisë së fituar kundërligjshëm, si dhe njëkohësisht, ky ligj shërben për luftimin dhe parandalimin e mundësisë së pasurimit të paligjshëm në të ardhmen duke plaçkitur taksapaguesit e vendit dhe buxhetin e shtetit tonë të brishtë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".