Abdixhiku: Mbështesim çdo protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë por LDK do të ndjek rrugën institucionale

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 15:54
Abdixhiku: Mbështesim çdo protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë por LDK do të ndjek rrugën institucionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhuiku tha sot se do të mbështesin çdo protestë që do të organizohet për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Ai deklaroi se megjithatë LDK-ja do të ndjek rrugën e institucioneve për të paraqitur veprimet e tyre karshi këtij vendimi të ZRrE-së.

Më tutje, Abdixhiku deklaroi se qytetarët duhet që ta ngrenë zërin ndaj këtyre vendimeve.

“LDK është parti që veprimin e vet politik e bën përmes institucioneve të Kosovës. Kjo është rruga që ne do të ndjekim, por në anën tjetër e mbështesim çdo protestë që do të organizohet për këtë temë dhe njerëzitë dhe qytetarët e Kosovës që preken nga një çështje kaq e rëndësishme dhe jetike, një javë nga sot, e që fatura në fund të muajit i vjen në papërballueshmerinë e tyre, të pagave të tanishme, të krizave të vazhdueshme dhe kanë të drejtën ta ngrenë zërin dhe duhet ta ngrenë zërin. Gjithsesi LDK-ja veprimin e vet politik do ta bëjë brenda institucioneve të Kosovës siç e ka bërë tani e sa vite”, ka thënë ai sot në një konferencë për media. 

(Kosova Sot Online)