'Deputetja e autobusit' Fatmire Kollçaku u kompensua me mijëra euro nga Kuvendi

  • A.P /
  • 08 February 2022 - 16:18
'Deputetja e autobusit' Fatmire Kollçaku u kompensua me mijëra euro nga Kuvendi

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, është krenuar se ka udhëtuar me vite me autobus, duke thënë se ajo është “deputetja e autobusit”. Është ankuar se nuk ka marrë asnjëherë lavdata publike për këtë punë. Por, emri i ”deputetes së autobusit” figuron në listën e ligjvënësve që janë kompensuar me shuma të larta për udhëtimin shtëpi – Kuvend.

Në një emision, deputetja Kollçaku ka thënë se ka udhëtuar me vite nga Peja për në Prishtinë dhe anasjelltas dhe se të gjithë kondukterët e shoferët janë dëshmitarë për këtë.

“Unë kam udhëtu Pejë-Prishtinë me vite. Unë jam qajo deputetja e autobusit. Dmth këtë e dinë gjithë kondukterat e shoferat që Fatmire Kollçaku ka udhëtu në baza ditore Pejë-Prishtinë dhe diskutoja me gjysmën e autobusit dhe pastaj gjysmën e çështjeve i ngritsha në Kuvend nga ato çfarë kam dëgju nga udhëtarët”, ka thënë Kollçaku në një bashkëbisedim me autoren Adelina Ismajli.

“Nuk e kam përjetu kurrë lavdatën publike që kam udhëtu ndër vite me autobus”, ka thënë tutje ajo.

Por, në raportet për shpenzimet e udhëtimeve të deputetëve që janë publikuar sot nga Kuvendi i Kosovës, figuron se edhe ajo ka marrë mijëra euro nga shteti për udhëtime.

Sipas këtyre raporteve, nga gushti i vitit 2017 ajo është kompensuar me gati 10 mijë euro.

Shpenzimet e Fatmire Mullhaxha-Kollçaku ndër vite:

Janar-dhjetor 2021; 1980 euro

Janar-dhjetor 2020; 1950 euro

Janar-dhjetor 2019; 1800 euro

Janar-dhjetor 2018; 3090 euro

Gusht-dhjetor 2017; 510 euro

(Kosova Sot Online)