
Ambasadori amerikan takon Rizvanollin: SHBA e përkushtuar për t’i ndihmuar Kosovës në plan afatgjatë për energjinë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, është takuar me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me të cilën kanë biseduar mbi situatën energjetike në vend dhe ndihmën e ShBA-së për Kosovën në aspektin e ndërtimit të një ekonomie të qëndrueshme.
Hovenier ka shkruar se në takimin me Rizvanollin, është zotuar për ndihmën ndaj Kosovës për të siguruar stabilitet me energji elektrike.
“Me ministren kosovare të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, u zotova për ta asistuar Kosovën në ndërtimin e ekonomisë së qëndrueshme që tërheq investime të huaja, që e mban rininë e talentuar dhe që garanton siguri afatgjate të energjisë përmes furnizimit të besueshëm, të diversifikuar dhe të ndërlidhur në rrafshin rajonal”, ka thënë Hovenier.
(Kosova Sot Online)