Besohet se rrahu për vdekje vëllain 4-vjeçar, 9-vjeçarja përballet me akuzë

  • A.P /
  • 09 February 2022 - 20:06
Besohet se rrahu për vdekje vëllain 4-vjeçar, 9-vjeçarja përballet me akuzë

Një 4-vjeçar ka vdekur pasi ishte rrahur me shkopin e fshesës dhe autoritetet besojnë se sulmuesi i viktimës ishte motra e tij 9-vjeçare.

Sipas një deklarate nga policia e Alabamas në Shtetet e Bashkuara Amerikane, rrahja fatale ndodhi më 3 shkurt.

Policët ishin thirrur atë mëngjes në një shtëpi për një emergjencë mjekësore që përfshinte një fëmijë.

Kur policia arriti, djali ishte i vdekur.

Hetuesit mësuan se te fëmija kishte shenja të abuzimit, shkruan People.

Yolanda Coale, kujdestarja dhe halla e fëmijëve, u arrestua për abuzim të fëmijëve.

Nga dokumentet e gjyqit u mësua se 9-vjeçarja është ngarkuar me akuzën për sulm.

Siç raportohet, Coale i tha policisë se u zgjua pas britmave dhe gjeti 9-vjeçaren duke e rrahur vëllain e saj me një fshesë. 

Akuza thotë se vajza “torturoi me dëshirë, abuzoi me dëshirë dhe rrahu brutalisht” vëllain e saj.

(Kosova Sot Online)