Si e pushtoi Rusia Krimenë përmes “Gjelbëroshëve të vegjël” – Ushtarë në uniforma

  • 09 February 2022 - 20:40
Si e pushtoi Rusia Krimenë përmes “Gjelbëroshëve të vegjël” – Ushtarë në uniforma

Më 27 shkurt të vitit 2014, në gadishullin përgjatë bregut verior të Detit të Zi në Evropën Lindore, zbarkuan njësi ushtarake për ta pushtuar Krimenë. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mohoi vazhdimisht se ushtarët pa shenja idenfifikuese ishin rusë… derisa, një vit më vonë, Putin përvec se e pranoi, filloi të mburrej se ata ishin rusë. Këto trupa më pas u njohën si “gjelbëroshët e vegjël”

Shumica absolute e uniformave ushtarake kanë ngjyrë të gjelbër, andaj forma më e lehtë për ta identifikuar një person me uniformë është përmes shenjave të qepura në të.

Më vonë këta “ushtarë” të paidentifikuar që u përdorën për ta pushtuar Krimenë u quajtën “Gjelbëroshët e vegjël” apo “little green men”.

Ditën e pushtimit, flamuri i Rusisë valonte mbi Parlamentin Regjional të Krimesë. Kjo pasi “gjelbroshët e vegjël” vendosën barrikada jashtë parlamentit, derisa vetë qëndruan brenda.

Një ditë më pas – më 28 shkurt, ushtarët pa shenja identifikuese në uniformat e tyre morën në kontroll edhe aeroportin.

Unë i dhashë urdhra ministrit të Mbrojtës, pse të fshihet? – të vendosen forca speciale të GRU-së, bashkë me marinsa dhe komando nën maskën e përforcimit të sigurisë për ushtrinë tonë në Krime”, kishte pranuar Putin.

Pak kohë pas kësaj deklarate të Putinit, presidenti rus udhëhoqi festimet në Moskë, ku kremtohej përvjetori i parë i vendosjes së Krimesë nën kontrollin e Rusisë.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka votuar 100 kundër 11-ve për ta mos njohur pushtimin e Krimesë nga ana e Rusisë.

(Kosova Sot Online)