
Lajçak takon ministrin e jashtëm spanjoll, temë diskutimi edhe Kosova

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka takuar kryediplomatin spanjoll Jose Manuel Albares në Bruksel
Lajcak njoftoi se me ministrin e jashtëm të Spanjës kanë diskutuar për dialogun dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“ Shumë i lumtur të takohem me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Jose Manuel Albares sot në Bruksel. Diskutuam dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë si dhe zhvillimet rajonale në Ballkanin Perëndimor. Falenderues për përkrahjen e Spanjës ndaj punës time”, ka shkruar Lajcak.
(Kosova Sot Online)