Ky raportohet se është kosovari që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi

  • A.P /
  • 18 March 2026 - 08:15
Ky raportohet se është kosovari që vdiq tragjikisht në një kantier ndërtimi

Katër familje shqiptare u tronditën të martën me vdekjen e katër të dashurve të tyre në një incident tragjik në një kantier ndërtimi në Vjenë, nga rrëzimi i skelave.

Tashmë është bërë i ditur edhe identiteti i kosovarit tjetër që humbi jetën dje.

Asllan Musliu vdiq tragjikisht, i cili ka prejardhjen nga Prizreni, ndërsa një pjesë e familjes ndodhet në Austri.

Musliu ishte edhe veteran i UÇK-së, kurse lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë publike familjarët dhe miqtë përmes njoftimeve mortore në rrjetet sociale. 

(Kosova Sot Online)