Parashikimi i motit për ditët e fundit të kësaj jave

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 19:21
Parashikimi i motit për ditët e fundit të kësaj jave

Mot stabil do të dominoj në ditët vijuese mbi vendin tonë.  Do të ketë më shumë kthjellime e diell, derisa edhe temperaturat gjatë ditës do të jenë pothuajse pranverore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit.

Kjo si pasojë e masave anticiklonike që janë shtrirë ditëve të fundit mbi vendin tonë dhe përgjithësisht mbi Gadishullin e Ballkanit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimit e lehtë deri mesatare.

(Kosova Sot Online)