Osmani për Asociacionin: BE-ja nuk po na trajton barabartë, Serbia ka dhjetëra marrëveshje që nuk i zbaton

  • A.P /
  • 10 February 2022 - 20:43
Osmani për Asociacionin: BE-ja nuk po na trajton barabartë, Serbia ka dhjetëra marrëveshje që nuk i zbaton

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova nuk po trajtohet si palë e barabartë nga Bashkimi Europian në dialogun me Serbinë. BE shërben si ndërmjetësuese në këtë dialog dhe kërkon marrëveshje ligjërisht të obligueshme nëse këto dy shtete dëshirojnë të vazhdojnë rrugën drejt integrimit europian, por Osmani thotë se BE-ja nuk po e kryen atë detyrë në mënyrë të drejtë.

Osmani ka thënë se BE bën presion tek Kosova për implementimin e Asociacionit, derisa Serbia nuk zbaton dhjetëra marrëveshje të dakorduara në Bruksel. Osmani po ashtu thotë se ka mbi 100 dokumente të cilat Serbia i ka nënshkruar në Bruksel, e shumë pak prej tyre zbatohen.

(Kosova Sot Online)