31 zyrtarë serb s’do të marrin paga nga buxheti i Kosovës në muajin shkurt

  • G.G /
  • 11 February 2022 - 13:55
31 zyrtarë serb s’do të marrin paga nga buxheti i Kosovës në muajin shkurt

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një konferencë për media ka deklaruar sërish se në muajin shkurt pagesa e 32 zyrtarëve serb nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit do të pezullohet.

“Pagat e këtyre zyrtarëve për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të paraqiten dhe ti pranojnë detyrat e punës ose të deklarohen që nuk dëshirojnë të punojnë”, tha Pupovci.

Ndërsa, u shpreh se vizioni i MASHT-it vazhdon të jetë pjesëmarrja në edukimin e hershem dhe përfshirja në arsim.

“Prioritetet tjetër përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe fokusi do të jenë vlerësimet e jashtme, të institucioneve edukative arsimore pastaj, Licencimi i mësimdhënëseve, përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore si dhe digjitalizimi dhe rritja e besueshmërisë së testeve kombëtare”.

Ndërsa, është shprehur se në të gjitha nivelet e arsimit synohet që të rritet përgjegjësia dhe llogaridhënia.

“Në fushën e arsimit profesional prioritet është përputhja e programeve të arsimit profesional dhe ato të arsimit të lartë me nevojat e tregut të punës, dhe përmbushja e standardeve të cilësisë”.

“Në fushën e kërkimit shkencorë synohet të ndërtohet një sistem i mirëfilltë i kërkimit shkencor dhe inovacionet ku mendojmë që pjesëmarrja më programin kryesorë të BE-së dhe skemat tjera ndërkombëtarë do të jenë një mbështetje e madhe”.

Më 3 shkurt, Sindikatat e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ka reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit dhe institucioneve relevante lidhur me pagesën e 32 zyrtarëve serb të cilët janë paguar, pa shkuar asnjë ditë në vendin e punës, duke e quajtur këtë diskriminim profesional, pasi sipas tyre mësimdhënësit të cilët janë me sëmundje të rënda nuk paguhen.

SBASHK ka thënë se ky veprim i MASHTI-t, por edhe i ministrive e institucioneve tjera, meriton të kritikohet, jo pse ata zyrtarë janë serbë, po pse për individë, kushdo janë ata e që kurrë nuk i pa kush në vende të punës.

Ndryshe, Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka bërë të ditur se nga shkurti i këtij viti nuk do të marrin pagë 32 zyrtarë të komuniteti serb, të cilët pa shkuar fare në punë i kanë kushtuar shtetit mbi 135 mijë euro.

(Kosova Sot Online)