Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, ish-ambasadori Cufaj veçon punën e Agim Veliut sa ishte ministër

  • E.K /
  • 11 February 2022 - 15:22
Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, ish-ambasadori Cufaj veçon punën e Agim Veliut sa ishte ministër

Ish-ambasador i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka lavdëruar në veçanti ish-minsitrin Agim Veliu për njohjen e patentë shoferëve nga shteti gjerman.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Cufaj falënderoi edhe katër Qeveritë e Kosovës (2018-2022), Ramush Haradinajn, Avdullah Hotin, Albin Kurtin, Hashim Thaçin e Vjosa Osmanin.

“Nga Ministrat dua të veçoj Ministrin e Punëve të Brendshme të RKS, z. Agim Veliu, i cili për asnjë çast nuk ngurroi që pas propozimit të Qeverisë gjermane, për formimin e njësisë speciale të MPB-së e cila bën kontrollimin pa paralajmërim të qendrave të dhënies së provimit, edhe de fakto i hapi rrugë kësaj marrëveshjeje”, ka shkruar Cufaj.

Reagimi i plotë:

Falenderime Falenderime Falenderime

Me rastin e njohjes reciproke të patentshoferëve mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, shfrytëzoj rastin të falenderoj pa fund qytetarët tanë, shtetasit e Kosovës që jetojnë e punojnë në Gjermani, për përkrahjen e pafundmë, por edhe kritikat e sugjerimet që ky proces të avancojë sa më shumë dhe sot edhe të përmbyllet.

Një falenderim i veçantë shkon tek autoritetet gjermane, Kancelaren Merkel, Këshilltarët e saj, të ndjerin Jan Hecker dhe Matthias Luettenberg, Ministrin e Jashtëm Heiko Maas me ekipin e tij dhe Ministrin e Transportit Andreas Scheuer. Një falenderim i veçantë shkon për Drejtorin e Marrëveshjeve ndërkombëtare në Ministrinë Federale të Transportit, Guido Zielke dhe Ministrin e Transportit në Landin e Baden Ëuerttemberg, mikun tim dhe të Kosovës, Ëine Herman.

Falenderoj edhe 4 Qeveritë e Kosovës (20018-2022), Krymenistrat Haradnaj, Hoti dhe Kurti si dhe Presidentin Thaçi dhe Presidenten Osmani. Nga Ministrat dua të veçoj Ministrin e Punëve të Brendshme të RKS, z. Agim Veliu, i cili për asnjë çast nuk ngurroi që pas propozimit të Qeverisë gjermane, për formimin e njësisë speciale të MPB-së e cila bën kontrollimin pa paralajmërim të qendrave të dhënies së provimit, edhe de fakto i hapi rrugë kësaj marrëveshjeje. Një falenderim shkon edhe për ish Drejtorin e ARC Bekim Hoxha.

Fare për fund një falenderim shkon edhe për kolegët e mi, Ambasadorët Artur Kuko dhe Faruk Ajeti të cilët me stafin e tyre të mrekullueshëm sot e përmbyllën një proces kaq të rëndësishëm për lehtësimin e jetës së njerëzve tanë Gjermani por edhe thellojnë bashkëpunimin bilateral mes Gjermanisë dhe shqiptarëve.

(Kosova Sot Online)