Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi, plagosen rëndë dy të moshuarit

  • A.P /
  • 13 February 2022 - 09:09
Shpërthim i fuqishëm në një shtëpi, plagosen rëndë dy të moshuarit

Një çift i moshuar është plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në Orte të Italisë.

Zjarrfikësit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nxjerrë nga rrënojat e shtëpisë një 83-vjeçar dhe një grua 71-vjeçare, të cilët janë dërguar në spitalin Belcolle, shkruan Tgcom.

Fatmirësisht zjarri në vilë u lokalizua në kohë, ndërkohë që ende nuk dihen motivet që çuan në shpërthimin e fuqishëm.


(Kosova Sot Online)