Diell dhe reshje shiu, moti për pesë ditë

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 08:25
Diell dhe reshje shiu, moti për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave do të ketë mot me diell dhe reshje shiu.

Në njoftimin e IHK-së bëhet e ditur se temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -2 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga  shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes e lehtë deri mesatare?, ka bërë të ditur IHK.

(Kosova Sot Online)