Zhduket një djalë në Ferizaj

  • E.K /
  • 14 February 2022 - 09:24
Zhduket një djalë në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ditën e djeshme në orën 15:25, një grua ka njoftuar se djali i saj është larguar nga shtëpia.

Sipas policisë, ende nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u hetuar.

“Rr. Bajram Sylejmani, Ferizaj, 13.02.2022 – 15:25. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se djali i saj, mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)