Lexoni edhe:
‘Është koha të hetohet lidhja e inkriminuar në dy mandatet të Shpend Ahmetit me krimin e organizuar’
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Situata e brishtë në të cilën tani gjendet Kosova, si edhe mbas shpalljes së pavarësisë që nga viti 2008 e deri me tani, u dëshmua se ende shteti i Kosovës në shumë institucione shtetërore nuk është funksional, dhe tani Kosova gjendet në këtë situatë të tillë që është shteti më i izoluar, që nënkupton se funksionimi i institucioneve nuk ka qenë në funksionim e sipër, dhe lirisht mund të thuhet se ka pasur dështime në funksionimin e sistemeve shtetërore e sidomos institucioneve të drejtësisë.
Nëse e analizojmë funksionimin e brishtë dhe aspak efektiv , të institucioneve të drejtësisë në periudhën pas pavarësisë, duke përfshirë edhe këtë mandatin e fundit të KPK-së dhe kryeprokurorit në largim, duhet të themi dhe të presim që tani është shansi ideal që duhet ta shfrytëzojnë ekspertët e kësaj fushe të drejtësisë anëtar të KPK-së, që të zgjidhet njeriu profesional dhe me kulturë institucionale në vendin e Kryeprokurorit, i cili do ta luaj rrolin e njeriut institucional për të mirën e popullit dhe do të jetë i pamëshirshëm në luftimin e të gjitha llojeve të krimit.
Për të qenë timonieri i KPK-së i pa varur totalisht dhe i përkushtuar në menaxhimin efektiv të kupolës që e drejton me adresim adekuat të përgjegjësive, përveç se duhet të jetë i përgatitur mirë profesionalisht, kusht kryesor është edhe të qenunit tërësisht apartiak, njëri që nuk do të jetë në shërbim të asnjë “shefi” apo partie, sikur që janë këta të cilët po e kryejnë mandatin, dhe që ishin shërbëtor të “shefave të mëdhenj” të shtetit.
Duke qenë plotësisht të ndikuar dhe të varur nga të tjerët e sollën deri në këtë gjendje të mjerueshme këtë shtete sikur që gjendet tani. Shpresa jonë e madhe për ndihmën kësaj radhe, për të pasur një prokuror të guximshëm dhe plotësisht të pa varur është tek mbikëqyrja dhe mbështetja pozitive nga miqtë ndërkombëtare që edhe më tutje të na ndihmojnë në përzgjedhjen e njerëzve që i kërkon ky post i lartë i këtij institucioni të rëndësishëm. Kjo mbështetje presim të vjen sidomos nga miqtë e dëshmuar që deri më tani po na qëndrojnë pranë me këshillat e tyre se si duhet ta ndërtojmë dhe fuqizojmë shtetin e së drejtës.
Prandaj kësaj duhet të presim që në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit do ta kemi një ndikim pozitiv mbështetës amerikan, me ekspertët e tyre, rol vendimtar në vlerësimin dhe poentimin e kandidatit për kryeprokuror të shtetit, në vlera profesionale dhe morale, për të mos lejuar kontrabandimin e kandidatëve të ndikuar dhe ndërvarur nga politika e inkriminuar sikur që ka ndodhur pas shpalljes së pavarësisë, edhe në mandatin e kaluar. Pas mbylljes së konkursit për kryeprokuror të ri të shtetit, dhe në pritje të verifikimit e të përcaktimit të KPK-së për pasuesin e Aleksandër Lumezit, ambasadori amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier ka kërkuar transparencë të plotë dhe qasje shumë profesionale gjatë përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit.
Tani për tani keni një proces shumë të rëndësishëm që është përzgjedhja e kryeprokurorit të ri të shtetit, është me rëndësi që Këshilli Prokurorial i Kosovës të bëjë një proces të drejtë, transparent, të bazuar në merita, sepse kjo do të forcojë besimin për kryeprokurorin e ri por edhe në integritetin e përzgjedhjes. Ndërmarrja e këtyre dy hapave do të ndërtoj besimin e mëtutjeshëm në sistemin prokurorial të Kosovës, ka thënë Hovenier. Për të pasur proces të rregullt e të pa ndikuar, por me profesionalizëm dhe krejtësisht të pa varur, për ta zgjedhur drejtuesin e kupolës së Prokurorisë që do të jetë i përkushtuar për shtet të së drejtës dhe pa kompromis kundër korrupsionit, shkëputje nga ndikimet e jashtme, është deklaruar edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Hxhiu.
Ajo ka thënë se zgjedhja e kryeprokurorit është përtej interesat të ngushtë të Këshillit Prokuroria sepse ka jehonë e ndikim brenda dhe jashtë vendit. Prandaj ky proces ka vëmendjen e të gjithëve, madje edhe të partnerëve tanë ndërkombëtarë. Kjo është edhe një arsye plus pse duhet siguruar që ky proces të jetë transparent, i drejtë , profesional e meritor. Duke i pasur parasysh përvojat e deritashme të këtij institucioni, sikur të ishte ky institucion i efektshëm në kryerjen e obligimeve profesionale të luftimit të krimeve në përgjithësi, si punë të përditshme, tani Kosova nuk do të ishte si i vetmi shtet më i izoluar në botë, prandaj përzgjedhja kualitative e prokurorit si në këtë rast që pritet të ndodhë, është shumë e nevojshme për shtetin e Kosovës që me veprimtaritë e ligjshme të tija, të na i hapi rrugët drejtë BE-së. Ky është qëllimi që duhet të arrihet në përzgjedhjen e kryeprokurorit, për ta përjetuar dhe ndierë secili përgjegjësinë dhe barazinë para ligjit, për të qenë shtet në nivel të lartë të zbatimit dhe mbrojtjes së ligjit e të luftimit të krimit, baras me nivelin e të gjitha shteteve të BE-së.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".