Kastrati: ZRRE po tenton të fsheh vendimin, rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë marramendëse

  • A.P /
  • 14 February 2022 - 17:35
Kastrati: ZRRE po tenton të fsheh vendimin, rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë marramendëse

Nënkryetari i PSD’së, Qëndron Kastrati ka akuzuar Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) se po tenton të fsheh rritjet e çmimit të energjisë elektrike, duke mos publikuar vendimin në lidhje me rritjen e çmimeve.

Ai ka thënë se nuk ka transparencë në këtë proces dhe se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të jetë marramendëse.

“Sipas neve arsyeja se pse s’po publikohet është se rritja është marramendëse. Kur të publikohet vendimi aty kuptohet, dikush mundet me e bo dikush edhe kalkulatorin dhe Arsimi aty mundet me e pa se sa ka shpenzu në kohën e dimrit dhe sa e ka pagu sipas çmimeve të vjetra dhe sa ka me pagu sipas çmimeve të reja. Ky është qëllimi me e fsheh një të vërtetë, një fakt që ata e kanë vendos tu e mbrojt një kompani private e tu i dëmtu qytetarët. E në veçanti ato shtresa që nuk i kanë kushtet dhe mundësit financiare me gjet mënyra alternative qoftë ma eficiente qoftë që nuk e përdorin energjinë elektrike, në veçanti për ngrohje”, ka deklaruar ai.

Kastrati është shprehur se po synohet që të mbrohet kompania private, e të dëmtohet qytetarët.

Sipas tij, po synohet që vendimi të publikohet kur situata do të jetë më e qetë, e qytetarët nuk do të reagojnë.

“Ky është qëllimi me e fsheh një të vërtetë, një fakt që ata e kanë vendos tu e mbrojt një kompani private e tu i dëmtu qytetarët. E në veçanti ato shtresa që nuk i kanë kushtet dhe mundësit financiare me gjet mënyra alternative qoftë ma eficiente qoftë që nuk e përdorin energjinë elektrike, në veçanti për ngrohje”, ka shtuar ai.

Kastrati ka ftuar partitë opozitare dhe qytetarët që të reagojnë tani për rritjen e çmimeve,.


(Kosova Sot Online)