Pentagoni paralajmëron se Putin po rrit praninë ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën

  • A.P /
  • 14 February 2022 - 19:51
Pentagoni paralajmëron se Putin po rrit praninë ushtarake të Rusisë në kufi me Ukrainën

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin po shton çdo ditë e më shumë forcë ushtarake pranë kufirit me Ukrainën, tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

“Kjo ushtri vazhdon të përgatitet, të rritet e të forcohet”, tha Kirby për MSNBC.

“Ata po stërviten, kështu që ne besojmë se ai ka shumë opsione në dispozicion nëse vendos të përdor forcën ushtarake”, theksoi ai.

A do të përdorë Putin forcën ushtarake?.

“Mund të ndodh në çdo moment”, theksoi Kirby, duke shtuar se SHBA nuk i ka përjashtuar sulmet e mundshme kibernetike nga Rusia.

(Kosova Sot Online)