Rama nënshkruan vendimin që i liron pjesëtarët e FSK-së nga pagesa në transportin urban

  • E.K /
  • 15 February 2022 - 15:35
Rama nënshkruan vendimin që i liron pjesëtarët e FSK-së nga pagesa në transportin urban

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin që i liron nga pagesa e udhëtimit pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Sipas njoftimit ky vendim vlen vetëm për personat që udhëtojnë me uniformën e FSK-së.

“Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës. Ky vendim specifikon se, lirimi nga pagesa vlenë vetëm për pjesëtarët që udhëtojnë me uniformën e FSK-së”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari Rama nëshkruan vendimin për lirimin e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit në transportin urban të Komunës së Prishtinës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj priti në takim kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama me të cilin diskutoi për bashkëpunimin në mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me komunën e Prishtinës dhe institucionet nën autoritetin e saj.

Me qëllim të mbështetjes së ushtarakëve të FSK-së dhe lehtësimit në funksionalitetin institucional të FSK-së, kryetari Rama nënshkroi sot vendimin për lirimin nga pagesa e ushtarakëve të FSK-së nga pagesa e udhëtimit me sistemin e transportit urban që menaxhohet nga Komuna e Prishtinës.

Ky vendim specifikon se, lirimi nga pagesa vlenë vetëm për pjesëtarët që udhëtojnë me uniformën e FSK-së.

Gjithashtu në këtë takim, Ministri Mehaj me Kryetarin Rama, u dakorduan që, pas një analize dhe vlerësimi nga dyja palët, të arrihet edhe Memorandumi i Bashkëpunimit në fusha tjera të interesit të përbashkët.

(Kosova Sot Online)