Europol sjell detaje dhe fotografi të operacionit që prangosi 45 shqiptarë, e përfshirë edhe FBI’ja

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 17:08
Europol sjell detaje dhe fotografi të operacionit që prangosi 45 shqiptarë, e përfshirë edhe FBI’ja

Agjencia evropiane për bashkëpunim të zbatimit të ligjit (Europol) në bashkëpunim edhe me FBI-në amerikane ka goditur njërin nga rrjetet më aktive të trafikimit të kokainës në Evropë, që u përkiste shqipfolësve.

Përmes një komunikate për media Europol ka bërë të ditur se aksioni i tyre ka përfshirë angazhimin e 600 oficerëve të policisë në Spanjë, Belgjikë, Kroaci, Gjermani, Itali dhe Holandë.

Europol ka bashkëpunuar edhe me FBI-në amerikane përpos autoriteteve policore të shteteve të tjera.

Sipas Europol, anëtarët e rrjetit kriminal kanë udhëtuar rregullisht në Dubai, Meksikë dhe Kolumbi për të aranzhuar biznesin e tyre ilegal, duke shfrytëzuar pajisje të koduara për komunikim për të koordinuar aktivitetet.

Image
Image

(Kosova Sot Online)