Derisa bota po flet për Ukrainën, Rusia në heshtje po tenton të zgjas dënimin e kritikut të Putint

  • A.P /
  • 15 February 2022 - 20:04
Derisa bota po flet për Ukrainën, Rusia në heshtje po tenton të zgjas dënimin e kritikut të Putint

Rusia në heshtje po përpiqet të dënojë Alecei Navalny me 15 vjet të tjera burg, derisa e gjithë bota është e fokusuar të situata në Ukrainë.

Navalny, një kritik i zëshëm i presidentit Vladimir Putin, në shkurtin e vitit të kaluar u dënua me dy vjet e tetë muaj burg, për “shkelje të dënimit me kusht”.

Navalny mungoi në seancat e lirimit me kusht në gushtin e vitit 2020 pasi ai ishte në Gjermani duke marrë tretman shëndetësor pasi ishte helmuar, gjë për të cilën Navalny thotë se Putin e dha urdhrin.

Hetuesit rusë akuzojnë Navalny se kishte përfituar 35 mijë dollarë donacione për përdorim personal.

Gjyqi nisi të martën dhe nëse ai shpallet fajtor mund të dënohet me 15 vjet burg.

Aktivistë të të drejtave të njeriut kanë kritikuar përpjekjen e Kremlinit për të heshtur Navalnyn.

(Kosova Sot Online)