Ambasadori amerikan takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, flasin për pavarësinë e sistemit gjyqësor

  • G.G /
  • 16 February 2022 - 13:19
Ambasadori amerikan takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, flasin për pavarësinë e sistemit gjyqësor

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier, është takuar me Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Gresa Caka – Nimani të cilës i ka shprehur përkrahjen që ShBA ka për institucione gjyqësore të pavarur dhe të fuqishëm.

“Në takimin tim njoftues me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Caka-Nimani, vlerësova progresin e jashtëzakonshëm që ka arritur Kosova dhe përsërita mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet gjyqësore të fuqishme dhe të pavarura kosovare që ofrojnë drejtësi për të gjithë qytetarët”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)