Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 16:10
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Sipas njoftimit gjatë pesë ditëve të ardhshme parashihet që moti të jetë stabil dhe i thatë. Të shtunën pritet që të jetë më ngrohtë dhe me diell teksa të dielën ka mundësi të ketë reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 e 3C, e maksimalet lëvizin ndërmjet 10C e 14C, ditën e shtunë rriten edhe deri në 16C.

Njoftimi i plotë:

Mot stabil dhe i thatë në ditët e ardhshme.  Të shtunën më ngrohtë e me diell, ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu.

16.02.2022 – Mot stabil dhe i thatë po paraqitet në ditët e ardhshme në vendin tonë, me më shumë diell ditën e premte dhe të shtunë.  Të premten herë në mëngjes kalimi i një fronti të ftohtë edhe sjell vransira kalimtare, por pa mundësi për të reshura.  Ditën e shtunë do të mbajë mot më i ngrohtë me temperatura maksimale edhe mbi 15C.  Ditën e diel dhe të hënë më shumë vransira, me mundësi për riga lokale shiu pasditen e së dieles.

Cilësia e ajrit do të mbetet më shumë në vlera të dobëta, mirëpo me erërat që parashihen të enjten pasdite dhe herët në mëngjes ditën e premte, përkohësisht edhe përmirëson gjendjen me cilësinë e ajrit, ku indeksi mund të kaloj edhe vlera të pranueshme. 

17.02 – Në mëngjes mundësi për mjegull/vransira të ulëta përgjatë ultësirave.  Ditën mot i butë, me diell dhe vransira kalimtare.

18.02 – Herët në mëngjes vransira kalimtare.  Ditën kryesisht me diell.

19.02 – Kryesisht me diell, e ditën më ngrohtë.  Në mbrëmje vransirat fillojnë të shtrihen mbi vend.

20.02 – Kryesisht vransira.  Pasdite me mundësi për riga lokale shiu.

21.02 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.

Temperaturat mbeten në vlera më të larta nga mesataret.  Minimalet lëvizin ndërmjet 1 e 3C, e maksimalet lëvizin ndërmjet 10C e 14C, ditën e shtunë rriten edhe deri në 16C.

Erërat frynë të lehta dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 2-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale, e nga fillimi i javës së ardhshme në rënie.

(Kosova Sot Online)