Burim Rreci po vëzhgohej nga Policia e Kosovës për aktivitetin e tij

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 16:16
Burim Rreci po vëzhgohej nga Policia e Kosovës për aktivitetin e tij

Burim Rreci, ish-sekretari i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që është kapur me 48 kilogramë marihuanë në Mal të Zi, sipas burimeve, ka qenë nën vëzhgim nga Policia e Kosovës tash e disa kohë.

Rreci është përgjuar për aktivitetin e tij bashkë me dy të tjerë, që dyshohen se kanë qenë bashkëpunëtorë të Rrecit në veprimtarinë e tij kriminale të transportit të marihuanës.

Rreci ka qenë i vetëm me veturën e tij të tipit të Audi Q3, ngjyrë hiri, kur është kapur me sasinë e drogës nga Policia e Malit të Zi.

Rreci është arrestuar falë bashkëpunimit të Policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Redaksia ka dërguar pyetje në adresën e Policisë së Kosovës, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kemi pranuar përgjigje.

(Kosova Sot Online)