
Kush ishte fajtor për fotografimin e nxënësve me portretin e Osmanit dhe Konjufcës në duar?

Sikurse çdo vit tjetër në prag të shënimit të Ditës së Pavarësisë, Kuvendi i Kosovës ka hapur dyert për të mirëpritur vizitat e fëmijëve nga shkolla të ndryshme.
Një vizitë e tillë është bërë edhe sot, por në rrjetet sociale ka qarkulluar një fotografi ku shihen nxënësit që mbajnë në duar fotografinë e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarit Glauk Konjufa.
Nuk dihet ende se kush e ka publikuar së pari këtë fotografi e cila ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale, për përdorim të imazhit të fëmijëve gjoja për çështje politike.
(Kosova Sot Online)