Autoboti me benzinë përplaset me godinën, zjarri përfshin lagjen

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 18:57
Autoboti me benzinë përplaset me godinën, zjarri përfshin lagjen

Një autobot i mbushur me lëndë djegëse u përplas me një biznes në Long Island duke shkaktuar një zjarr masiv dhe shpërthim të fuqishëm në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, autoboti po transportonte 50 tonë benzinë në momentin e përplasjes gjë që bëri që zjarri të përhapej me shpejtësi.

Drejtuesi i mjetit arriti të shpëtonte nga ky aksident shpërthyes me plagë të vogla, ndërkohë që 3 zjarrfikës të tjerë u dërguan në spital.

Puna për fikjen e zjarrit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye disa rrugë të zonën mbetën të bllokuara.

(Kosova Sot Online)