Deklarata e çuditshme e avokates shqiptare: Në burgje prodhohet raki patateje

  • A.P /
  • 16 February 2022 - 22:19
Deklarata e çuditshme e avokates shqiptare: Në burgje prodhohet raki patateje

Në emisionin “Bardh a Zi” këtë të mërkurë janë hedhur në gjyq burgjet. Një detaj i pazakontë është zbuluar në panelin e të ftuarve.

Teksa u pyet nga moderatorja Ornela Gaçe se si është sot situate në burgjet e vendit, avokatja Margarita Kola tha se në këto institucione të vuajtjes së dënimit prodhohet edhe raki patateje.

“Prodhohet raki patateje në burgje. As unë nuk e dija”, tha avokatja.

Kujtojmë se vazhdimisht në burgje ka tentative për të futur sende të palejueshme. 

(Kosova Sot Online)