Sot nuk punojnë qendrat e vaksinimit kundër COVID-19

  • E.K /
  • 17 February 2022 - 09:51
Sot nuk punojnë qendrat e vaksinimit kundër COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të mërkurën se të enjten nuk do të punojnë qendrat e vaksinimit, për shkak të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në njoftimin e MSh-së është bërë e ditur se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 do të hapen sërish të premten.

“Komiteti për imunizim kundër COVID-19 i Ministrisë së Shëndetësisë i njofton qytetarët se qendrat e vaksinimit kundër COVID-19 nuk do të punojnë ditën e enjte, me datë 17 shkurt 2022, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vaksinimi kundër COVID-19 do të vazhdojë në të gjitha qendrat ditën e premte, më 18 shkurt 2022, sipas orareve të rregullta të vaksinimit që i kanë qendrat në çdo komunë. Duke ju bërë thirrje që të zbatojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen kundër COVID-19, në mundësinë e parë, Ministria e Shëndetësisë i uron qytetarët me rastin e Ditës së Pavarësisë”, ka bërë të ditur MSh-ja.

(Kosova Sot Online)